Rozë

U shkrua se ish i dashuri i Keisit u fut në ‘Big Brother’, Sabiani reagon keq: Jeni të gjithë kur.. që shpikni

Lorenc Hasrama ish-i i Keisi Medinit? Ky ka qenë lajmi që ka marrë dhenë që prej të martës mbrëma, kur këngëtari u bë pjesë e “BBV Albania”.

Në rrjet shpërthyen komentet se Lorenci në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie me Keisin, me ndjekësit të cilët shfaqen të bindur në “teorinë” e tyre.

Shtojmë këtu edhe faktin se shikuesve u ka bërë përshtypje gjithashtu fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin.

Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar Sabiani.“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët das hnorë. E nxirrni bes ëpre më atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”-shkruan këngëtari në një postim në Instastory.

Sabiani ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj mediave, por harron që është fjala e tij kundër personave që i njohin ato nga afër në jetën e tyre dhe shprehen të bindur që ky është një pretendim i saktë.

MË TË LEXUARAT

To Top