Lajme

U shpall non grata nga Amerika, reagon Ylli Ndroqi: Jam i pafajshëm, hiqeni atë!

I shpallur non grata nga SHBA për gjoba, korrupsion dhe ryshfet, biznesmeni Ylli Ndroqi ka reaguar për herë të parë duke mohuar ak uzat e ngritura nga DASH.

Biznesmeni shkruan se beson te drejtësia dhe se do të kërkojë heqjen e emrit nga lista e zezë, pasi sipas tij është i pafajshëm.

REAGIMI I PLOTË:

Me keqardhje mësova sot lajmin se unë Ylli Ndroqi jam futur në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve. Lidhur me këtë lajm dëshiroj ti bëj me dije publikut si vijon:

Kam respektuar ligjet e RSH duke kontribuar për ekonominë e vendit. Vlerësoj të ndaj me publikun faktin se nuk kam mbajtur asnjë pozicion në administratën shtetërore.

Unë besoj fort tek org anet e drejtësisë dhe prej 2 vitesh po mbroj të vërtetën time para Gjy katës së Posaçme Kundër Kr imit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe kam besim që ajo do të vendosë si një gjykatë e pavarur dhe e krijuar me ligj.

Kam qenë dhe mbetem mbështetës i reformave të kryera në vend duke përfshirë Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha jam dhe mbetem mbështetës i interesave të SHBA në vend dhe më gjerë dhe besoj fort që miqësia midis vendit tonë dhe SHBA është e një rëndësie thelbësore dhe bazohet në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Vlerësoj me rëndësi të sqaroj publikun se sipas legjislacionit amerikan vendosja e emrit në këtë listë është e rishikueshme dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga rastet e mëparshme në Shqipëri

Shpreh besimin që ky vendim do të rishikohet dhe emri do të hiqet nga kjo listë. Po ashtu do t’ju mbaj në dijeni për hapat e mëtejshme.

MË TË LEXUARAT

To Top