Rozë

U shpreh se do e mohonte si djalë po të lidhej me Kejvinën, reagon Kejvina: Ndrysho manikyrin jo fjalët o burrë

Sot Sabiani është kundër lidhjes së Keisit me Kristin, por dikur edhe Roberti ishte kundër lidhjes së Kristit me Kejvinën. Kjo e fundit nuk reagoi pas daljes nga shtëpia lidhur me deklaratat e Robertit, por pas zhurmës që po i jepet në rrjet lidhjes së Kristit me Keisin, Kejvina ka vendosur të flasë.

'Ndrysho ngjyrën e manikyrit, jo fjalët', Kejvina reagon

Ajo ka ripostuar një foto të Ronaldo Sharkës i cili ka ironizuar deklaratat e mëparshme të Aliajt, i cili shprehej: “Nëse Kristi lidhet me Kejvinën, nuk ka më baba”.

“Z.Aliaj mos flisni me dy realitete. Dikur bënit edhe ju dy deklarata anadollake dhe mesjetare”, shkruan Ronaldo.

Ndërsa modelja nga ana tjetër e cilësoi Robertin si “Çapaçul” duke shkruar krahas postit: “Zoti çapaçul Aliaj ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o burrë”. Ndër të tjera në postim, Kejvina ka etiketuar gjithashtu dhe emrin e Sabianit ku krahas saj shkroi: “Karma e ka emrin Sabian”.

'Ndrysho ngjyrën e manikyrit, jo fjalët', Kejvina reagon

MË TË LEXUARAT

To Top