Pas debatit të ashpër që Luizi pati me Armaldon në “Big Brother VIP”, mbi shtëpi u dërgua një dron mbështetës për këtë të fundit. Mirëpo, pas kësaj piloti i njohur Arbër Xhaja bëri një deklaratë të papritur në profilin e tij të Instagram-it.
Arbri hodhi dyshime se droni është dërguar enkas nga produksioni, pasi ai nuk kishte marrë asnjë kërkesë për një dron në përkrahje të Armaldos.
Duket se personi që menaxhon faqen zyrtare të tenorit në Instagram nuk i ka ardhur mirë nga kjo deklaratë e parashutistit, ndaj ditën e sotme ka bërë një postim thumbues. “Parashutisti i Monikës, drona kanë të gjithë o yll bote. Po të dije kush ia menaxhon profilin Maestros, nuk do dilje lart e poshtë me këto deklarata”.
Nga ana tjetër, edhe Arbri nuk ia ka kursyer një përgjigje dhe ia ka kthyer po publikisht në këtë mënyrë: “Ishalla s’është Monika Lubonja se vetëm asaj s’kam ça i bëj. O yll bote”.
Më pas në një tjetër postim, Arbër Xhaja ka shpërndarë postimin e një faqeje, e cila shkruan: “Bëji të fala Maestros se ka mbyllur tag-un“, ndërsa krahas postimit ka shkruar: “Unë i bëj të fala atij ose asaj që menaxhon faqen e Maestros, se ai i shkreti për pak famë ka hyrë.”