Blogeri Olti Curri ka publikuar kontratën e një prej konkurentëve të programit “Përputhen”, e cila përmban 16 pika, për të cilat konkurentët kanë rënë dakord dhe kanë firmosur.
Në një prej pikave shkruhet se nëse konkurentët largohen nga programi në mënyrë “të njëanshme”, do të gjobiten deri në 5.000 euro. Për këtë pikë ironizon dhe blogeri, duke thënë se gj obitesh për një punë në të cilën nuk merr rrogë.
“Publikohet kontrata e “Perputhen” per konkurentet. Kete piken qe gjobitesh 5.000 euro per nje pune qe nuk merr rroge nuk e kuptoj, po nejse ka juriste faqja plot qe do e sqarojne ne komente…”, shkruan ai, ndërsa iu jep mundësi komentuesve që të shohin nëse ajo është e drejtë apo jo