Një javë më parë, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, duke publikuar një video nga spitali. Fatmirësisht, Bora u rikuperua shumë shpejt dhe u kthye menjëherë në ekran.
Ndërkohë, së fundmi, “Prive” ka zbuluar se me çfarë lidhet operacioni që kreu moderatorja. Konkretisht, bëhet e ditur se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje në abdomen.
Kjo është edhe arsyeja pse Bora prej disa ditësh e prezanton emisionin e ulur në karrige.