Më 28 maj u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare ish-presidenti, Bujar Nishani. Ai v d iq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.
Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit, Fiona e shpeh përmallimin për të atin edhe në rrjetet sociale.
Ajo publikon herë pas here foto me Bujar Nishanin. Edhe së fundmi ajo ka ndarë një nga fotot që nuk e kishim parë më parë, kur Nishani ishte në krye të detyrës, si Presidet i vendit.
Ditë më parë, ajo ndau një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit. Një moment ky i paharrueshëm për të. “Ende nuk mbushem me frymë”, shkruante Fiona përmbi foto tepër e prekur.