Viti 2019 mori edhe një nga gazetarët më të shquar shqiptar, Fatos Baxhakun. Ai u shua nga jeta në moshën 55-vjeçare.
Ai vuante nga një sëmundje e rëndë me të cilën nuk mundi të fitonte. Baxhaku shkoi në secilin cep të të Shqipërisë, për të treguar se sa i bukur është vendi ynë.
Edhe pse ai nuk jeton më la pas një punë të vlyer, për të cilën duhet t’i jemi mirënjohës.
Kujtojmë këtu se Fatos Baxhaku ka qenë një nga pionieret e shtypit të pavarur shqiptar në fillim të viteve ’90 dhe është dalluar veçanërisht në zhanrin e reportazheve të shkruara dhe televizive.
Por ai la pas një thënie që duhet ta kujtojmë dhe mbajmë mend të gjithë:
Atdheu hap punë, shpresë dhe jo sh erre.’’
– Atdheu është edhe me ngjyra: Flamuri, Kuqezia, Pavarësia, heronjtë, bëmat… Por mos harro, kanë ardhur kohë të tjera, që kanë nevojë për punë dhe jo për legjenda.
– Atdheu është edhe stinë. Nganjëherë na lodh me zymtësinë, apo me shiun, dhe herë të tjera na ngazëllon me beharin e parakohshëm që vjen befas.