Dje (e diel) ka ndodhur një ak sident i tme rrshëm në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës doli jashtë autostradës, duke u rr ëzuar dhe lënë në vend të v de kur plot 10 vetë.
Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, thotë se ngeli i tro nditur me të dëgjuar për rastin tr agjik. Teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të v ikt imave, artisti ka shkruar se po atë të ditë e përcolli vëllanë e saj drejt Gjermanisë, teksa e ka telefonuar atë me dhjetëra herë me të dëgjuar për rastin.
Postimi i plotë: “Dje me sabah e përcolla vllaun e dyte per Gjermani. Nji nat’ përpara u mundova me i ba pak muhabet, ia shtrova nji darke, e ia knova do kange qe i ka per qef – se e kish shkrumu malli qe nji vjet. Per me ba ma me shume shyhret percjelljen e tij per gyrbet u mledhen krejt anetaret e familjes, ani pse Nana s’mujti me na u bashku. S’mujti se e kan lane kamte tu nga mas neve, i ka rrite 8 fmije. Po na se nalem shyhretin tu e dite qe ajo lumturohet kur e din qe na po knaqem.
As me i qu ment spo guxoj se çfare dhimte kan familjart e tyne. Spo guxoj se s’jam qaq i fort’. Po Zotit pi lutna qe shpirtat e tyne t’bardhe me gjete qetsine ne parajse. Krejt familjarve e bashkatdhetarve ngushllimet ma t’sinqerta. Zoti u dhashte foce e gajret”, ka shkruar Lahaj në Facebook.