Këngëtari i njohur, Bardhi ka reaguar pasi në rrjete sociale, u bë virale një video që e tallte atë pse ka veshur të njëjtën veshje tre herë. Bardhi ka postuar videon me një mesazh tejet domethënës.
Ai shkruan se nuk harxhon për veshje të shtrenjta pasi ato para ia çon babait e nënës për të bërë shtëpinë, fjalë të cilat janë vlerësuar shumë nga komentuesit.
Statusi i Bardhit: Ti që e ke postu këtë gjë po ta bëj qejfin, vendosa të t’i them disa fjalë! Mos mendo që më përul mua ose karrierën time pse e kam pas të njëjtën veshje në një emision dhe një në dasmën e një shokut tim, unë nuk vij nga familje e milionerëve dhe nuk jam milioner, nuk besoj që kam sukses prej rrobave se me një xhaketë 10 euro në videon time të parë “Betohem” kisha veshur, po unë njihem për zërin tim, respektin ndaj çdo njeriu që më ka mbështetur, paratë që i fitoj normal që nuk i kam për të blerë 10.000 euro rroba, po ja kam ndarë nënës dhe babit për të bërë ndonjë shtëpi etj, veç desha me t’u përgjigj se nuk ke fituar asgjë me këtë video që je munduar të më ofendosh se ti të paktën as fytyrën, as veshjen se ke tregu po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka gjithë të mirat e Zotit që mi ka dhuruar për t’i ndihmuar ata, edhe një gjë mos e harro multi-milioner me qenë nuk do ta jetoj jetën e milionerit kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem e flej me një rreth të tillë”.