Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani vitin e kaluar ishin shumë të komentuar në media pas lajmeve se i kishin dhënë fund lidhjes.
Vet kuzhinieri i njohur ka reaguar pas lajmeve të shumta por prezantuesja nuk ka folur asnjëherë. Fatma ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë së fundmi për ndarjen e tyre.
Në një intervistë për Revista Bordo ajo ka deklaruar se para syve të djalit të tyre janë dy prindër që e tejmbushin me dashuri.
“Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Fatma.
Në prononcimin e tij muaj më parë, shefi i kuzhinës shkruante se motivet e ndarjes ishin personale dhe nuk lidheshin me tradhtinë sikurse u përfol.
“Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.