Bashkimi dhe Alvisa ishin çifti i parë që dolën bashkë nga programi në këtë sezon të “Për’puthen”. Teksa dukej se gjërat po shkonin për mrekulli, pak kohë pas daljes ata i dhanë fund lidhjes pa shumë sqarime.
I ftuar së fundmi në “Kosovë Show”, Bashkimi ka zbuluar arsyet e ndarjes duke thënë se ishin disa gjëra të vogla që u bënë të mëdha ndërsa zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me Alvisën.
“Puna e aku zave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marr shumë komente. Kam preferuar që më mirë mos të kemi kontakte”- u shpreh Bashkimi.