Rozë

U tha se do ndaheshin, ja çfarë ka ndodhur me çiftin e krijuar në ‘Big Brother Kosova’

Ditën e djeshme Getinjo dhe Vivien patën zënkën e parë brenda “Big Brother VIP Kosova. Zënka degradoi aq shumë sa reperi u shpreh se që nga ai moment gjërat do të ndryshonin mes tyre.

Debatuan ashpër me njëri-tjetrin, por shihni

E gjitha nisi kur Getinjo i tha Vivienit “Ke nevojë për batutë D”, ndërsa ajo iu përgjigj: S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua.

Mirëpo zënka e tyre nuk ka zgjatur shumë dhe ndonëse reperi tha se gjërat do të ndryshonin, sot dyshja janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri. Ato e kanë kaluar ditën duke u përqafuar e duke u përkëdhelur herë pas here.

MË TË LEXUARAT

To Top