Këngëtarja Aurela Gaçe komentoi se si e priti deklaratën e saj që bërI zhurmë se do tërhiqej për pak kohë nga muzika.
E ftuar në “Goca dhe Gra” Aurela ka folur sërish rreth kësaj ngjarje. Ajo u shpreh se ishte diçka normale dhe i ka ndodhur edhe më parë.
“Nuk e kuptova pse e kthyen në këtë formë. Unë dola dhe u fola njerëzve që kishin blerë bileta. Kam punuar shumë dhe mjekja më tha se kam një lodhje siç lodhesh kur ecën dhe nuk e vazhdon ecjen dhe qetësohesh. Se më ka ndodhur edhe më parë dh kam qëndruar 3 muaj pauzë. 6-10 ditë mu desh të qetësoheshin kordat. Kaq,”-u shpreh këngëtarja.