Rozë

U tha se doli të gjente grua, por iku nga emisioni i riu shqiptar i nxjerr bojën emisionit: S’jam as lojëtar dhe as aktor unë…

Beart Rexhepi u largua nga emisioni “Përputhen” vetëm pak ditë më parë, duke mos dhënë asnjë arsye. Largimi i tij u pasua me kureshtje dhe insistim nga fansat, të cilët i kanë kërkuar një “sqarim” rreth ikjes së befasishme.

Mbrëmjen e sotme, Bearti ka dhënë shpjegimin e kërkuar. Me anë të një statusi në Instastory, ai ka bërë me dije se shkak për largimin e tij është bërë producentja Olsa Muhameti.

“Unë pranova ofertën për të marrë pjesë në Reality Show, jo për aktrim. Disa herë kërkoja të bisedoja me producenten Olsën, ndërsa ajo më injoronte-jo këtë javë, jo atë javë, dhe më në fund vendosa mos të jem lojtar i saj dhe dola nga loja.

Ju, dashamirës, meritoni njerëz të vërtetë së bashku me ndjenjat e tyre, jo disa kukulla që sillen si iu thonë të sillen! Një televizion serioz e korrekt siç është Top Channel, nuk e meriton një producente si Olsa Muharremi”, ka shkruar ndër të tjera Bearti.

MË TË LEXUARAT

To Top