Lidhja me aktorin, Romeo Veshajn menjëhertë pas ndarjes së tij me këngëtaren Jonida Maliqi, e ka vënë vajzën e ministrit Peleshi në qendër të medias rozë.
Aleksia Peleshi ka qenë vetë ajo që ka zbuluar për publikun lidhjen me Roemon dhe çdo gjë e saj tashmë përbën interes për publikun.
Së fundmi bukuroshja ka publikuar një foto në Instagram ku bie në sy ta tuazhi që ka në dorë dhe është emri i një djali, Stefan. Por Aleksia ka shuar shpejt kuriozitetin e ndjekësve të saj duke zbuluar se është i vëllai.
Kujtojmë se disa ditë më parë një video e të dashurit te Aleksias, Romeos teksa shëtiste rrugëve të Barcelonës duke u puthur me një bjonde mori vëmëndjen e mediave rozë, por Aleksia nuk dukej fare e shqetësuar në reagimin e saj duke u shprehur në InstaStory:
“Ore qetësohuni me këto drama palidhje, mos dilni në konkluzion kot se me mbytet me këto aludime. Çdo histori ka pas një prapavijë. Është çdo gjë ne rregull”.