Rozë

U tha se është në lidhje/ Këngëtari nga Kosova prezanton mbretëreshën e tij: Kjo është!

Ndonëse është përfolur shumë për jetën personale, Butrint Imeri është munduar që ta mbajë këtë aspekt larg vëmendjes së mediave.

FOTO/ Pas zërave për lidhjen me aktoren shqiptare, Butrinti zbulon ‘mbretëreshën’ e tij

Këngëtari ka preferuar që të bëjë zhurmë vetëm përmes muzikës së tij. Kohët e fundit, u rikthyen në vëmendje spekulimet se është në një lidhje me Olta Beqirin.

Shkak për këtë u bënë disa fotografi që qarkulluan në rrjet. Por edhe këtë herë, nuk pati asnjë reagim nga ana e këngëtarit.

Mirëpo, së fundmi, si një përgjigje ndaj gjithë asaj që po shkruhet në media, këngëtari ka publikuar një foto me nënën e tij, duke e cilësuar si “mbretëreshën” e tij.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari publikon fotografi me nënën e tij. Madje, pak muaj më parë, ai e suprizoi të ëmën teksa po mbante një koncert. Në një moment, ai ndërpret muzikën dhe fton nënën në skenë. “Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”, thotë ai teksa përqafon nënën.

Sakaq, sa i përket muzikës, Butrinti pritet të sjellë ditën e nesërmen këngën me Mozzik-un dhe Taynën.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top