Fifi dhe Granit Cana ishin ish dy banorët më të komentuar të këtij edicioni të BBV. Ndonëse raportet e tyre fillimisht linin të kuptonin se ata do dalin çift nga shtëpia e famshme, gjërat brenda pak ditësh ndryshuan.
Me siguri e mbani mend deklaratën e vonshme të Granitit që Fifin e sheh si ‘motër’, ku këngëtares i mbeti shumë hatri por pas gjitha keqkuptimeve vendosën që të mbesin miq.
Edhe pse ditë më parë Graniti në njërin nga televizionet kosovare kishte treguar gjatë intervistës se takimi i parë i tij me Fifin pas daljes nga shtëpia nuk ka shkuar edhe mirë.
Por mbrëmë eventi i Top Channelit i ka bërë sërish bashkë dy ish banorët, meqë rast ata publikuan një foto së bashku për t’iu plotësuar dëshirën e flaktë të fansave.
Pas kësaj një video të tyre ku shihen duke vallëzuar e postoi edhe Arbana Osmani. Kujtojmë se mbrëmë u festua 20 vjetori i Top Channel ku organizua event madhështor në Tiranë.
Kujtojmë se Graniti doli nga shtëpia e ‘BBV’ si i eliminuar nga votat e publikut kur ishte në nominim, pra u zgjodh banori më pak i preferuar. Në anën tjetër, Fifi vendosi të dalë vetë nga shtëpia pasi shfaqi disa probleme emocionale.