Kryetari i parlamentit të Rusisë Vajçeslav Volodin tha se presidenti i Ukrainës Volodimri Zelenskyy është larguar nga Ukrainas dhe ndodhet aktualisht në Poloni.
Zelenskyy ka lënë Ukrainën. Deputetët e parlamentit ukrainas thanë se nuk mundën ta merrnin atë në Lvov. Tani ndodhet në Poloni”, shkroi në Telegram Volodin.
Shumë vende europiane kanë ofruar strehim për kreun e shtetit ukrainas, por ai ka refuzuar të largohet nga atdheu dhe mendohet se po qëndron aty.
Presidenti ukrainas është simboli i shtetit të tij dhe personi kryesor që frymëzon qëndrueshmërinë. Ai ka deklaruar se ndodhet së bashku me familjen në Ukrainë.
Nëse lajmet dhe deklarata e Volodinit konfirmohet dhe presidenti realisht është larguar do të ishte një zhgënjim i madh për të gjithë ukrainasit.
Presidenti Vladimir Putin kërkon largimin e qeverisë së presidentit Zelenesky për të vendosur një qeveri kukull pro ruse në shtetin ku dërguar rusët që prej 24 shkurtit.