Rozë

U tha se ishte në lidhje me këngëtarin nga Kosova, flet Beatrix: E kam vetëm mik

Pak ditë më parë, teksa në Tiranë zhvillohej “Sunny Hill Festival” dhe shumë personazhe të njohur e ndoqën nga afër, Beatrix Ramosaj postoi një foto në Instagram-in e saj ku shkruante thjesht “2 Euro”.

Beatrix Ramosaj shfaqet për herë të parë pas daljes nga BBV: Më mbushët me  dashuri - Top Channel

Për shumë, kjo ishte një foto kundërpërgjigje për një foto tjetë që qarkulloi në rrjet në atë kohë, për të tjerë ishte tregues se këngëtarja do t’i bashkohej studios së vëllezërve reperë Mozzik dhe Getinjo.

E në fakt, kështu menduam deri më sot, kur në disa media Ramosaj u përfol për një lidhje me Getinjon, nga askund, megjithatë artistja ka menduar vetë t’i hedhë poshtë zërat.

Në një reagim për “Kryefjala.com” ajo ka sqaruar të vërtetën, pas lajmeve që qarkulluan: “I përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë!”

Kështu, Beatrix nuk është në një lidhje me Getinjon, dhe marrëdhënia e tyre pervecse miqësore me shumë gjasë do të jetë dhe profesionale e jemi duke pritur bashkëpunimin e mundshëm mes tyre

Beatrix po përflitet se bashkë me Ilir Shaqirin do marrë pjesë në programin e kërcimit “Dance with me” që fillon së shpejti në TV Klan.

MË TË LEXUARAT

To Top