Rozë

U tha se ishte shtatzënë/ Reagon prezantuesja: Nuk jam ka ende kohë, për atë

Disa ditë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se moderatorja Argjira Spanca dhe balerini Graciano Tagani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Image

Megjithatë, duket se e gjitha kishte nisur nga një shaka, pasi ditën e sotme gjatë pjesës së parë të “E diell” moderatorja mohoi të ishte në pritje të ëmbël.

“Nuk jam shtatzënë, është ende herët, ka kohë!”- u shpreh Argjira duke vënë kështu pikat mbi “i”.

Ishte një video e publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ajo që i bëri lëmsh të gjithë.

Bruno publikoi një video në Instastory ku shfaqej së bashku me moderatoren. Gjatë videos ai shprehej: “Jemi këtu me Argjirën e cila është shtatzënë, pret një beb”, ndërsa në mbishkrimin e postimit Bruno shkruante: “Unë ftesën për baby shoëer-in e mora. Meqë ra fjala, një nga çiftet më pozitiv në tv.” Por gjithçka u sqarua tanimë nga vetë moderatorja e cil nuk preferoi të lërë vend për dyshim.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top