Lajme

U tha se lüfta do të mbaronte shpejt/ Putin vazhdon të tregohet edhe më mizör, banorët e një qyteti janë dërguar në Rusi

Autoritetet komunale të Mariupolit në Ukrainën lindore u shprehen sot se stafi dhe pa cientët nga një maternitet në qytet, i cili është nën rrethimin e forcave ruse, u transferuan me forcë në Rusi.

“Më shumë se 70 njerëz, gra dhe personel mjekësor, u larguan me forcë nga pushtuesit nga materniteti nr. 2 në bregun e majtë ,” tha këshilli i qytetit të Mariupol për Telegram.

Në total, më shumë se 2,000 banorë të Mariupolit janë zhvendosur “kundër vullnetit të tyre” në Rusi, sipas autoriteteve lokale, të cilat thonë se rusët ua kanë konfiskuar letrat dhe i kanë çuar në “qytetet e largëta ruse”.

MË TË LEXUARAT

To Top