Një nga marrëdhëniet e komentuara të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka qenë ajo midis Donaldit dhe Egzonës, të cilët duket se kanë një raport shumë të mirë që nga hyrja e kësaj të fundit në format.
Lidhur me reagimet e shumta për shoqërinë e dyshes, ka folur edhe motra e Egzonës, e cila rrëfeu se raportin mes Egzonës dhe aktorit të humorit e shikon thjesht si një “përkrahje në lojë”.
“Në momentin që Egzona është bërë pjesë në këtë format, njerëzit e paktë që kanë qëndruar afër saj janë Donaldi dhe Triksa. Fakti që është shumë miqësore apo moderatore, ka bërë që ajo të ketë më shumë njerëz rreth saj. Unë nuk shoh ndonjë hapsirë për interpretim për raportin mes Egzonës dhe Donaldit, e shoh si një përkrahje në lojë ashtu siç e përkrahin të tjerët njëri-tjetrin.
Unë asnjëherë nuk i lexoj komentet që mos ta shqetësoj veten, kam besim tek Egzona, kam shumë besim tek ajo. Thjesht çfarë shoh janë komentet shumë pozitive që ajo i pranon në rrjetet sociale të saj nga fansat, familjarët, artisë apo presonazhe të njohur.”, rrëfeu motra e moderatores.
Ajo komentoi gjithashtu rrëfimin që moderatorja bëri ku shprehu se në një periudhë të jetës së saj ka pastruar shtëpi bashkë me të ëmën, pasi kishin vështirësi ekonomike. Ajo tha se nuk ishte ndjerë aspak keq.
“Konsideroj që eomocionet që ajo pati pas spektaklit vijnë si pasojë e ndjeshmërisë së saj dhe situatës që është duke qëndruar brenda shtëpisë dhe nuk ka asnjë informacion nga jashtë. Kam dëgjuar se është shprehur se ndoshta ne ndiehemi keq për faktin që ajo tregoi sekretin e saj mbrmë. Përkundrazi, nuk ndihemi aspak keq, sfidat e jetës na bëjnë më të fortë dhe duhet ta ngrejmë kokën lart. Ka qenë një periudhë kohore kur shumë familje në Kosovë kanë kaluar shumë vështirësi.”, rrëfeu Valmira Rafuna.