Rozë

U tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën/ Motrat Libohova fotografohen bashkë dhe të gëzuara

Prej kohësh është përfolur për një ‘krisje’ raportesh mes motrave Irma dhe Eranda Libohova.

Thashethemet për motrat u shtuan kur u pa se ato nuk ndiqen në rrjete sociale, madje një “like” për njëra-tjetrën mungon që nga viti 2018, një tregues i rëndësishëm në kohët e sotme të rrjeteve sociale.

Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” dhe këtë ngjarje shumë të rëndësishme e festoi me miqtë dhe të afërm të zemrës, por mungesa e motrës së madhe, Irmës u vu re më shumë se prania e të tjerëve.

Por, mbrëmjen e djeshme, një festë fundviti ka bashkuar motrat pas kaq shumë kohësh në të njëjtin ambient.

Ato nuk u panë shumë afër njëra-tjetrës por kënduan dhe kërcyen së bashku në grup me të tjerët.

Muzikë Shqip - Irma Libohova & Eranda Libohova - "Nuk e harroj" - ShqipTV -  YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top