Pasi vetë publiku dyshoi se dyshja e dalë nga “Për’puthen”,Mikela dhe Erioni ishin ndarë pasi nuk postonin më asgjë së bashku,vetë Mikela tha asokohe:”Nuk dua të flas por fakti që nuk na keni parë bashkë është një përgjigje”.
Tani mesa duket ka ndërruar mendje pasi e ftuar në “Shqipëria Live”,Mikela është pyetur në lidhje me Erionin dhe ajo rikujtoi puthjen e tyre të parë që e konsideron një moment të cilën e ndjenë dhe e dhanë.
“Edhe pse tani gjërat mes meje dhe Erionit nuk janë dhe aq mirë,njerëzit më kthehen që e ke bërë për show”-u shpreh Mikela e cila konfirmon zërat se mes tyre gjërat janë mbyllur.