Lajme

U tha se vezët ishin të pankotrolluara, AKU reagon: Vinë nga Turqia dhe Serbia nuk janë të këqija

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmit të CNA.al për importin e vezëve për konsum tavoline nga Serbia dhe Turqia, që rrez ikonin shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht nga salmonela.

AKU pretendon se shëndeti i konsumatorit shqiptar nuk është në asnjë moment i r rezikuar nga importet e produktit vezë. AKU thotë se Shqipëria ka importuar nga shteti serb vetëm vezë të klasit A, ndërsa nga shteti turk vetëm vezë të klasit B.

Sipas këtij institucioni, të gjithë ngarkesat e importit të vezëve të klasit B kanë patur destinacion tregun e industrisë së përpunimit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kanë ruajtur parimet e rregulloreve të Komisionit Europian.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë importit të produktit vezë ruan parimet e rregulloreve 404 dhe 405 të Komisionit Europian, duke garantuar në çdo moment shëndetin dhe jetën e konsumatorit shqiptar. Legjislacioni në fushën e sigurisë ushqimore vijon të përafrohet në përputhje me kapitullin XII “Siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare” dhe është një proces në vazhdim.

MË TË LEXUARAT

To Top