Rozë

U transformua për rolin se duhet të ishte mbi 200 kilogramë, rrëqeth aktori: Djalin e madh e kam ashtu, e di si është

Aktori i njohur Brendan Fraser ka folur së fundmi për djalin e tij të madh Griffin, i cili është autik dhe obez dhe ka shprehur se ai e kupton shumë mirë si është të jesh pranë dikujt që jeton me sëmundjen e obezitetit.

53 vjeçari luan rolin e një babai mbipeshë në filmin e tij të ri “The Whale”. Brendan ka tre djem me ish-bashkëshorten e tij Afton Smith, nga e cila u divorcua në vitin 2007 pas 9 vitesh martesë.

“Unë kam tre fëmijë, djali im më i madh Griffin është autik dhe obez. Ai sapo ka mbushur 20 vjeç. Unë e kuptoj nga afër se çfarë është të jesh pranë një personi që jeton me sëmundjen e obezitetit. Ai nuk e di se çfarë është cinizmi për shkak të autizmit”, tha Brendan për ‘Interview Magazine’ duke folur për djalin e tij Griffin.

Në filmin “The Whale”, Brendan iu nënshtrua një transformimi fizik për të luajtur rolin e një burri mbipeshë të kufizuar në një karrige me rrota, i cili po përpiqet të rilidhet me vajzën e tij, rol i luajtur nga Sadie Sink. Për të luajtur rolin e mësuesit të anglishtes Charlie, i cili peshon 272 kilogramë, atij iu desh të kalonte katër orë çdo ditë duke vendosur kostumin e rëndë prej 300 kilogramësh.

MË TË LEXUARAT

To Top