Paloma Demneri ka vazhduar punën e saj si gazetare. Paloma Demneri tanimë është bërë emër i njohur për publikun shqiptar, e kjo falë pjesëmarrjes së saj në formatin e Big Brother Vip.
Gazetarja Paloma ka qenë e ftuar së bashku me bashkëshortin e saj në emisionin ‘E diell’, ku në rubrikën ‘Dielli apo Hëna’ u sfiduan me lojëra të ndryshme.
Një ndër historitë më interesante ishte ajo ku u tregua se sa fëmijë problematik ka qenë ish banorja e BBV.
Grupi tjetër e kishte të vështirë të kuptonte nëse ishte vërtetë historia e Palomës, pasi Graciano e ndërlikoi akoma më shumë situatën duke e bëre grupin kundërshtar shumë konfuz .
Mirë gjatë kësaj loje, u mësua se gazetarja ka ndenjur 15 orë në p olici, kur ishte në moshë të vogël pasi ishte arr atisur nga kopshti dhe kur përfundoi në rajon nuk tregonte emrin e prindërve.
“Në moshë fare të vogël kam ikur nga kopshti fshehurazi dhe humba rrugën ,më gjen një burrë dhe më çon në p olici aq shumë po kënaqesha me pol icët sa nuk ia thoja emrin e prindërve se nuk doja të shkoja në shtëpi, kam ndenjur 15 orë duke i treguar të gjitha sekretet e familjes sa po licët morën vesh edhe se ku i fshihte mami paratë”, thuhet në letrën që lexoi Nevina.