Lidhja e Donaldit me Beatrix vazhdon të jetë ndër më të komentuarat. Edhe gjatë spektaklit të djeshëm, Donaldi dhe Beatrix u pyetën se si i kanë përjetuar këto ditë. Në një moment ai ka thënë se do t’i lë prapa të gjitha gjërat që kanë ndodhur, duke nenkuptuar ish të dashurën e tij, Bora Zemanin.
“Ka qenë realisht shumë, shumë presion.E dija që e gjithë kjo situata do ishte në disfavor për mua. E dija që deri diku do shkonte keq, por unë nuk doja ta ndaloja veten time dhe nuk e ndaloj veten time. Kur e ndiej diçka dua ta bëj, sepse do gënjeja veten time, e nuk dua ta gënjej veten time.Më erdhi keq për Triksën, sepse unë e kam thënë edhe kur ka qenë Semi brenda që jam single,e kisha bërë të qartë.Nuk e di se çfarë kupton publiku me single.
Një mesazh, një letër, mund të ishte bukur për publikun, por për marrëdhënien time që kam pasur jashtë nuk kanë funksionuar asnjëherë mesazhet e letrat. I bëj gjërat ashtu siç i mendoj,jo ashtu siç i shohin të tjerët. Më erdhi keq për Triksën, sepse doli si gruaja që u kap në shtrat me një të martuar.Unë nuk e shoh kështu dhe tani që po e mendoj dhe po e shikoj prap, dua thjesht ta lë mbrapa, dua thjesht ta lë të iki, dua të shikoj vetëm para për veten time.”,-u shpreh Donaldi.
Jo vetem kaq, por Donaldi i është kthyer në të njëjtën mënyrë Semi Jaupajt, shoqes së ngushtë të ish të dashurës së tij, Bora Zemanit. Ishte Semi ajo që e para ia heqi follow’in pas puthjeve dhe përqafimeve që ai shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosajt.
Në të njejtën mënyrë ka vepruar edhe Donaldi. As Donaldi nuk e ndjek më Semin në Instagram. Follow’in asaj ia ka hequr vëllai i tij, Romeo, i cili ia menaxhon llogarinë që nga hyrja e tij në Big Brother VIP. Kujtojmë se në natën e spektaklit ku Donaldi pranoi publikisht që i pëlqente Triksa, Semi nuk e priti aspak mirë dhe u largua direkt nga studio në mes të emisionit.
Bora Zemani e cila ka qenë e përfolur në të gjitha mediat shqiptare, sidomos pas lidhjes se ish të dashurit të saj Donald Veshaj në shtëpi me Beatrix Ramosaj, është shfaqur duke mbajtur në kraharor këngëtaren Semi Jupaj, e cila para dy jave u largua nga shtëpia. “Me nje beb te vockel fareeee 🥰🥰🥰”, ka shkruar Bora.