Lajme

U zhvillua vetëm një ditë mësim/ Mbyllet shkolla në këtë qytet shqiptar, ja sa janë infektuar

Vetëm një ditë pasi u hapën dyert e vitit të rri shkollor është pezulluar mësimi në shkollën Papa Kristo Negovani në Ersekë.

Një mësues në Korçë i infektuar me koronavirus - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Mësohet se është infektuar me koronavirus sanitarja e shkollës. Si pasojë, situata do të jetë e tillë pasi të dalin përgjigjet e tamponëve të marrë, teksa dyshohet se 12 mësues janë infektuar.

Ka qenë pikërisht një nga mësuesit e shkollës që ka bërë me dije rastet, teksa sqaron se kolegët e tij janë izoluar dhe janë në pritje të përgjigjeve.

Mësuesi kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen kryerjes së tamponit pasi 20 mësues dhe dy sanitare nuk i janë nënshtruar testimit.

MË TË LEXUARAT

To Top