Rozë

U zu keq me Fifin? Graniti bëhet keq fare: Do bëj valixhet gati dua të dal nga këtu





Ashtu si ndodh çdo ditë edhe mbasditja e sotme është shoqëruar me debate të shumta mes Granitit dhe pjesës tjetër të banorëve në “Big Brother Vip”.

Ai ka diskutuar lidhur me faktin se sa e ka penalizuar afërisa me Fifin dhe se sa i lirë është ai në veprimet dhe sjelljen e tij.

Banorët i kanë këshilluar atij të shkëputej pak nga kjo marrëdhënie dhe të ndihet pak më i lirë për të shijuar pak më shumë eksperiencën e tij.

Ai ka këmbëngulur se të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit sen uk ka dashur që të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve.

Pas këtij debate dhe përballjeje teper tensionuese, futbollisti ka vendosur që të bëjë gati valixhet dhe ti kërkojë produksionit largimin e tij nga shtëpia.

Banorët janë nisur në drejtim të tij me misionin për ta bindur të mos e ndërmarrë këtë veprim.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Graniti u përball me të ëmën, e cila e kritikoi dhe i dha një mesazh që siç dukej ishte rreth marrëdhënies me Fifin.

“Dil nga guaska, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu.”, i tha e ëma.

Duket se këto fjalë e kanë prekur shumë Fifin, e cila e ka marrë si një mesazh që futbollisti të distancohet prej saj.

Prandaj dhe ajo e përplotur i ka kërkuar atij që t’i qëndrojë larg, pasi është duke e penalizuar.

“Granit jam duke të penalizuar. Erdhi nëna jote ta tha muhabetin që kam 1 muaj që ta them. Pse s’më kupton se shqip po të flas. Me mua mos fol më!”, i tha Fifi.





MË TË LEXUARAT

To Top