Rozë

U zu keq me Ledjanën, flet Bora Zemani pas asaj që ndodhi: Unë dua që ajo të jetë në program vetëm nëse….





Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen Prime” u transmetua një episod që ka ndodhur pas kamerave, gjatë takimit mes Mevlanit dhe Ledjanës. Kjo e fundit mendonte se janë të fikura kamera dhe iu afrua Mevlanit duke e përqafuar.

E në momentin që ajo kuptoi se po xhirohej, ajo reagoi shumë ashpër, ndërsa ‘shpë rtheu’ ndaj Mevlanit. Ndërkohë në studio u diskutua shumë ky episod e madje edhe me tone të ashpra.

Ledjana e konsideroi një “futje pas shpine nga produksioni”, faktin që kamerat po xhironin, kur asaj i ishte thënë se takimi kishte mbaruar. Kjo bëri që drejtuesja emisionit, Bora Zemani, t’i kthehej, duke i thënë të ngrihej e të linte karrigen, nëse vërtet mendonte kështu.

Pasi mbaroi puntata e djeshme e “Për’puthen Prime”, Bora ka reaguar në lidhje me ngritjen e zërit. Ndër të tjera, moderatorja shprehet se Ledjana duhet të qendrojë në emision, pasi ajo është shumë simpatike.

“Ky është program shumë i vështirë! Ndoshta më i vështiri dhe të jesh i qetë, ndonjëherë nuk bëhet aq kollaj. Unë ngre zërin dhe revoltohem kur hidhen a kuza të rënda. Kundrejt produksionit dhe konkurrenteve të “Për’puthen”! Suksesi i këtij programi është i padiskutuar prej të gjithëve ne. produksioni me një punë të shkëlqyer e të pa lodhur, dhe konkurrentet që e kanë dhënë veten pa rezerva duke u zhveshur përpara miliona syve çdo ditë.

Shikueshmëria e këtij programi është meritë e këtyre dy elementëve ndaj nuk do lejoja kurrë të cen oheshin. Ky program është MERITË dhe KOSTO e të gjithëve ne. Olsa, Arjani, unë, konkurrentet… marrin komplimenta dhe kritika, dashuri dhe ofendime, kënaqësi dhe stres çdo ditë. Është e padrejtë që këtë majë ta arrijnë këta njerëz që përmenda më lart dhe dikush të vij vetëm për përfitimet që të jep ky program.

Do kisha mbështetje maksimale për dikë që ka kompleks në jetë, qoftë edhe një përqafim, por në këtë program nuk mund të bësh “sikur e ke problem” kur në fakt është diçka normale për ty “jashtë kamerave”. Ndaj, të thuash ishte pabesi ndezja e kamerave në një program REALITY, (ku një nga pikat më të rëndësishme të kontratës që firmosin të gjithë protagonistët është fakti që ata xhirohen gjatë gjithë kohës dhe pamjet transmetohen kurdo për të qenë transparent me publikun) kjo është shumë!

Gjithesesi i kërkoj ndjesë gjithë atyre që me të drejtë janë bezdisur nga tonet e larta. Unë dua që Ledjana të vazhdoj të jetë në program, nëse vetë ajo e ndjen se mund të jetë pa filtra dhe t’i tregoj publikut se kush është ajo në të vërtetë. Sepse jam e sigurt që është shumë më simpatike… fundja ndaj u përzgjodh nga ne. B.Z”, sqaron moderatorja e njohur.

Bora Zemani leaves Digitalb and the next show is clear and ready - TV Mania





MË TË LEXUARAT

To Top