Flavia dhe Redona, dy konkurrentet e spektklit Love Story në TV Klan, kanë qenë bashkë në një qeKndër estetike, ku nuk kanë munguar bisedat rreth emisionit dhe Saimirit.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, vajzat gjithashtu kanë lexuar mesazhet më të çuditshme që kanë marrë pas nisjes së kësaj romance live.
Flavia dhe Redona tregojnë mesazhet më të çuditshme që kanë marrë. Redona: Unë jam akrep, jam e sinqertë, por mos ma merrni si dobësi këtë gjë.
Flavia: Unë jam virgjëresha. Ke ndryshuar ti Redona nga fillimi i emisionit deri tani?
Redona: Aspak jo! Jam e njëjta dhe s’kam pse të ndryshoj. Unë s’kam ardhur këtu për të ndryshuar karakterin tim.
Flavia: Unë kam ndryshuar të them të vërtetën, kam ndryshur karakterin tim, jam bërë më e fortë, kam krijuar shumë vetëbesim dhe nuk më interesojnë komentet negative.
I lexoni komentet në rrjete sociale? Redona: Unë i lexoj komentet por nuk fiksohem. Nuk rri në telefon gjithë ditën se kam punë të tjera, nuk merrem me këto. Edhe po të lexoj një koment negativ ndaj meje unë filloj qesh. Pak më përpara kishin shkruar “u bë për Saimirin kjo”!
Redona: Do hiqja dorë nga Saimiri nëse… Veç të tjerash, Redona ka treguar edhe arsyen për të cilën do hiqte dorë nga Saimiri.
Redona: Si po ndihesh ti? Flavia: Unë po ndihem si Sulltaneshë tani, bëra trajtimin e fytyrës.
Redona: Unë po bëj një trajtim tjetër me vitamina që duhet për rritjen e flokëve. Po ti çfarë trajtimesh bën zakonisht për trupin, flokët, fytyrën? Flavia: Unë për fytyrën bëj pastrimin e pikave të zeza gjithmonë. Hidratimin…Për flokët tani që i kam extention më janë dëmtuar pak. Kurse për trupin kremëra, palestër kur kam kohë ose vullnet më saktë.