Nbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ mes banorëve është zhvilluar një pyetsorë me dy çiftet e shtëpisë. Partnerët i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje rastësore, përgjigjet e të cilave duhet t’i shkruanin në tabelë.
Pyetja më e sikletshme ishte ajo e Pajtimit ndaja Sarës, e cila kishte të bënte me marrëdhëniet se*****e. “Cili është vendi i preferuar për të kryer marrëdhënie sese*****e?”,- u pyet ajo.
Pajtimi shkroi në tabelën e tij “në shtëpi” ndërsa përgjigja e Sarës ishte ” në krevat”.Më pas Sarah theksoi se “disa gjëra preferon t’i mbajë private”.
Gjatë kësaj loje, gjithashtu cifti tjeter i shtepise se ‘Big Brother Vip’, Donaldi dhe Beatrix, kanë folur për kohën kur kanë dhënë puthjet e tyre të para.
Aktori i humorit në një moment i thotë Beatrix: “Unë e di që ti ke qenë e vi*gjër deri në moshën 22-vjeçare apo jo?”. Ndërkohë që këngëtarja ia aprovon këtë, ndërsa zbulon më tej se puthjen e parë e ka dhënë në kohën kur ka qenë në gjimnaz, ndërsa shton se ka qenë një moment i bukur në jetën e saj.
Nga ana tjetër Donaldi nuk mund të thotë të njëjtën gjë për puthjen e tij në moshën 15-vjeçare, për të cilën tha: “Mua ma ka shpifur ajo e para”.