Lajme

Ua la fajin se nuk e mbrojtën prindërve/ I afërmi i 10 vjeçarit i shkruan Blendit: O Këlysh k*ve, sa të jem gjallë nuk e harroj se çfarë ke shkruajtur

Ditën e sotme Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka shokuar me deklaratën e tij përmes një statusi në Facebook ku thoshte se fëmija që humbi jetën në Kakavijë i preu rrugën ambulancës dhe se nëse prindërit do ishin më të kujdesshëm do e kishin mbrojtur.

Një deklaratë e tillë zemëroi anë e mbanë opinionin publik ndërsa komentuesit e zemëruar e sulmuan me sharje dhe fyerje.

Lidhur me këtë status të tijin ka reaguar edhe një person shumë i afërt me vogëlushin Samuel i cili tregon për JOQ Albania se fëmija ishte nipi i tij dhe se për këtë gjë i ka shkruar një mesazh në Facebook Blendio Gonxhes të cilit me të drejtë i thotë se fajin për ngjarjen e rëndë e ka ambulanca e cila drejtohej nga njerëz që s’kanë kompetencë për të drejtuar mjete.

MË TË LEXUARAT

To Top