Big Brother Vip është mbyllur me një finale kulminante ku fitues u shpall Ilir Shaqiri. Në këtë edicion të Big Brother Vip, audienca ka qenë ndër më të lartat që ishte parë në ekranet shqiptare, teksa edhe spektaklet janë zhvilluar dy herë në javë.
Madje edhe televotimet nga publiku shpeshherë janë mbajtur dy herë në javë.Ndërkohë që javën e fundit familjarët dhe miqtë e katër finalistëve kanë bërë një lobim masiv për të votuar për të preferuarin e tyre.
Por pse po ndalemi tek votat e publikut? Jo pa qëllim, pasi këto vota kanë nxjerrë fitime kolosale për televizionin TCH. 1 votë kushtonte 60 lekë të reja në Shqipëri dhe 1 euro në Kosovë.
Sipas lajmeve që qarkullojnë në rrjet dhe shifrave të matura, vetëm nga votat e publikut me SMS, Top Channel ka arritur të mbledhë 180.000 euro gjatë finales të Big Brother!
Pra 180 mijë euro vetëm nga votat, pa imagjinoni pastaj fitimet nga reklamat, sponsorët e bizneset e tjera të mëdha!