Në një kohë kur flitet shumë për konkurencën mes televizioneve dhe medias, Arbana na tregoi se jo vetëm nuk ka të tilla ndjesi, por e shijon shumë imitimin që i bëjnë në ‘Klanifornia’, spektakli i humorit në Klan TV.
Ajo ka treguar me një video se mbrëmjen e së dielës u shkëput pak nga shtëpia BB për të parë skeçin ku imitohet spektakli, nën emrin “Daja i Madh VIP”. Moderatorja dëgjohet në sfond duke qeshur me performancën e aktorëve të humorit, që mesa duket e ka argëtuar shumë.
Dikur për të tilla skeçe e performanca, ka pasur edhe debate publike, por Arbana nuk është bërë pjesë e këtij grupi. Moderatorja e ka marrë si përherë me sportivitet dhe këtë lojë aktorësh në Klan.