Lajme

Uau e pabesueshme, ja sa paguhen Çani, Fevziu e Gjebrea për një sekond reklamë

Rekordin për tarifën më të kri pur e mban “Portokallia” me 4410 lekë/sekonda para nisjes së programit dhe me 8400 lekë/sekonda gjatë ndërpre rjeve të programit.




Tek Televizioni Klan, tarifat që aplikohen për reklamat kanë ndryshime të vogla në total 4, nëse krahasimin e bëjmë me ofertën e 2017 dhe 2016.

Reklamimi para ‘Aldo Morning Show’ kushton gjatë këtij viti 1 euro më shumë për çdo sekondë duke e çuar tarifën finale në 8 euro/sekonda.

Për ndërprerjet publicitare gjatë emisioneve, rritje të tarifës kanë pasur emisioni ‘Opinion’ (të hënë, të martë dhe të mërkurë, por përjashtuar të enjten) nga 20 euro/sek në 23 euro/sek për 2017, si dhe ‘Zonë e lirë’ e ‘Dance with me’ që kanë rritur me nga 10 euro/sek tarifën për reklamat që transmetohen në mes të transmetimit.

Tarifa më e shtrenjtë për reklama në Klan para emisioneve aplikohet gjatë ‘Opinion’-it të së enjtes, ‘Zonë e Lirë’, ‘Xing me Ermalin’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar” me 25 euro/sek, kurse për ndërprerjet gjatë emisionit, tarifa që aplikohet për shumicën prej këtyre emisioneve është 50 euro/sek.

Vizion Plus përsërit të njëjtën panoramë sikurse edhe dy televizionet e tjera. Tarifat e saj për 2017 lidhur me reklamat nuk kanë ndryshuar.





MË TË LEXUARAT

To Top