Leximi

Uau! Ishte duke raportuar, sheiku i bën dhuratën e madhe gazetares në Katar : Merre është e jotja

Gazetarja argjentinase Sofia Martinez po raportonte drejtpërdrejt nga Kampionati Botëror në Katar kur një milioner nga Katari iu afrua dhe e ftoi në veturën e tij luksoze të tipit “Lamborghini”.

Korrespondentja e ESPN dhe programit “Perros de Calle” u befasua nga veprimi i pasanikut të Katarit gjatë raportimit.

Gjegjësisht, në Lamborghini kishte një kuti të zezë me një version të vogël të trofeut të Kupës së Botës me një hark në sediljen e makinës.

Gazetarja e habitur e pyeti: “A është për mua?” dhe pasaniku iu përgjigj: “Po, është e jotja”. Më pas ajo hapi kutinë dhe pa një celular me vlerë të paktën 1000 euro.

Gazetarja e pranoi dhuratën, por shumë e paralajmëruan se nuk duhej ta bënte pasi fshihet një qëllim i milionerit pas këtij veprimi.

MË TË LEXUARAT

To Top