Klea Huta ka zgjedhur të eksperimentojë me ‘look-un’ e saj këtë sezon televiziv në ekranin e ‘Vizion Plus’ me formatin ‘Këngë Moj’. Pak minuta më parë ajo ka ndarë disa foto ku shfaqet me flokët rrica, ndryshe nga çdo dalje publike e mëparshme.
Miqte e Kleas nuk kanë hezituar ta komplimentojnë edhe me këtë ndryshim që e bën moderatoren të duket si njeri tjetër.
Nuk e dimë nëse Klea do të guxojë përshembull të kthehet nga nje vajzë brune në bionde, por ndryshimin e parë të madh sapo e bëri dhe ndjekësit ngelën gojëhapur.