Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha i ka mahnitur të gjithë me fotot e fundit të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.
Ndonëse 52 vjeç, Mihrije ka arritur të qëndrojë në super formë fizike. Këngëtarja ka pozuar me rrobabanjo nga pushimet dhe me këtë trup padyshim sfidon edhe vajzat në të njëzetat.
Mihrija ka marrë komente të shumta nga fansat dhe komplimentat nuk kanë munguar.
Në disa prej fotove, këngëtarja ka pozuar së bashku me bashkëshortin, këngëtarin e mirënjohur Naim Abazin.