“Miss Shqipëria 2016”, bukuroshja shtatlartë Kristiana Skura e rritur jashtë Shqipërisë erdhi dhe fitoi kurorën në emision vendas.
Dyert e suksesit tashmë janë hapur për shqiptaren edhe në Greqi. 24 vjeçja, e cila prej vitesh jeton në Kretë, ka fituar një pozicion të lakmuar pune në Kretë, ku do të prezantojë një prej emisioneve më të njohura.
Skura do të zëvendësojë për sezonin e ri bukuroshen greke Ioanna Maseskou, duke prezantuar kështu emisionin “Kalo Mesimeri” (Mirëmbrëma), në kanalin “Krititi tv”, pjesë e rrjetit “SKAI”.
24-vjeçarja nuk është e panjohur për publikun grek, pasi ajo u prezantua përmes pjesëmarrjes së saj në një tjetër program, ku bëri përshtypje me bukurinë e saj natyrale, por edhe trupin. Bukuroshja brune u rrit në Rodos dhe është me origjinë nga Lezha.