Nje prej zonave me te shtrenjta e me luksoze qe ka banore edhe emra te njohur te shkowbiz-it shqiptar eshte kompleksi i Vilave Long Hill, ne periferi te Tiranes.
Edhe kengetarja Maja Alickaj eshte nje prej banoreve te ketij kompleksi.
Maja ka hapur dyert e shtepise dhe ka rrefyer me shume per gjithcka eshte ndertuar aty brenda.
Ajo tregoi edhe debatate me bashkeshortin per gjerat qe ajo enderronte t’i kishte ne vilen e saj te re pervec detajeve ne dekorin e shtepise luksoze.
Pavaresisht vleres se kushtueshme , ne kete zone ne periferi te Tiranes ia vlen te investosh, tregon artistja.
Ka ajer te paster, eshte larg zhurmes se metropolit por ka edhe shume hapesire qe i jep mundesi artistes te shijoje çdo kend te saj. Beni, bashkeshortit te Majes eshte arkitekt dhe eshte kujdesur per cdo detaj te shtepise se tyre.
Nuk kane qene te paktat raste me deshirat e saj apo me tendencat qe ka pare online, te kerkoje ndonjehere edhe gjera te pamundura por ne fund ia kane dale.
Maja duke shpjeguar me detaje per arredimin gjate kesaj periudhe tregon “Kur me pyesin sa kohe na ka kushtuar, une pergjigjem ‘nuk e them, se ashtu eshte nje muhabet’. Ne te vertete, na ka marre shume kohe, por e kemi ndertuar ngadale. Edhe per shkak te angazhimeve dhe projekteve, na ka zgjatur. Ka pasur edhe periudha te gjata kur nuk kemi punuar fare. Tamam tamam, ndoshta nje vit na ka marre dhe 5, 6 muaj intensive”
Edhe pse u ka kushtuar shume kohe, sot i gezohen shtepise se bukur e cila u dhuron shume kenaqesi.