Lajme

Uji po merr çdo gjë para, ja si paraqitet gjendja nga uragani në Amerikë

Shka tërrim, përm bytje dhe rreshje të dendura ka sjellë uragani Ian në brigjet juglindore të Floridas. Gjithashtu për shkak të uraganit, rreth 2 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin për shkak të linjave të rrymës të rrëzuara, pasi stuhia dhe erërat e forta vazhdojnë në jugperëndim të shtetit.

Sipërfaqe të mëdha në Fort Myers, Naples dhe ishullin Sanibell tashmë janë nën ujë, ndërkohë që plazhi i Fort Myers është zhdukur përkohësisht. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet si rrugët janë përmbytur duke i shndërruar në lumenj.

Në Sanibel, një ishull në perëndim të Fort Myers dhe në veriperëndim të Napolit, nivelet e ujit kanë arritur në më shumë se 3 metra.

MË TË LEXUARAT

To Top