Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendon se Rusia ka shpallur një mobilizim sekret për një ofensivën të madhe dhe po përgatitet të rekrutojë 60 mijë njerëz me përvojë në këmbim të parave.
Në deklaratën e bërë nga shtabi i përgjithshëm ukrainas thuhej: ”Shtatë su lme të arm ikut u zmbrapsën në rajonet e Donetskut dhe Luganskut. U shka tërruan 2 automjete të blinduara dhe 43 makina, 3 avionë lu ftarakë, 1 helikopter dhe 2 r aketa lundrimi. Përveç kësaj, Rusia ka shpallur mobilizim sekret në këmbim të parave duke planifikuar të rekrutojë 60 mijë usht arë me përvojë. U shtarët do të zgjidhen nga rajoni Krasnador, rajoni i Permit, Republika Autonome e Dagestanit, Ingushetia dhe Kalmykia’.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba deklaroi se shteti i tij e ka fituar lu ftën për Kievin, por l ufta vazhdon dhe se Rusia po përgatitet për një ofensivë të re në shkallë të gjerë në Ukrainën lindore.