Lajme

Ulen ndjeshëm temperaturat në Shqipëri/ Në këto zona do të ketë reshje shiu ditën e nesërme

Gjatë fundjavës moti pritet të përkeqësohet në vendin tonë. Këtë të shtunë dhe të diel, do të kemi përkeqësim të motit ku era do të jetë me drejtimin jug-lindje, deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.Ditën e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë të dendura.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Në orët e pasditet reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin

me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike

Pas së hënës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike. Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare po zhvendoset drejt Europës juglindore , duke u zëvëndësuar më rryma ajri pjesërisht të paqëndrueshme ku priten reshje shiu gjatë fundajvës në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Prani të pakta të reshjeve në skajet veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes pa ndryshime në mesditë.

MË TË LEXUARAT

To Top