Lajme

Ulen shumë temperaturat në Shqipëri/ Ja në cilat zona dëbora do të arrij deri në 15 mm

Moti i keq ka përfshirë dje vendin tonë. Java nisi me reshje shiu e erë, e cila shkaktoi edhe dallgë deri në 8 ballë.

Intensiteti i reshjeve pritet të shtohet gjatë orëve të pasdites për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.

Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.

Zonat me të gjelbër dhe të verdhë do të përfshihen nga reshje të dendura shiu, kurse pjesa tjetër do të ketë reshje me intensitet më të ulët.

Për sa i përket vlerave termike, sipas Meteoalb mëngjesi i sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.

MË TË LEXUARAT

To Top