Lajme

Ulen temperaturat në muajin Shtator, ja si pritet të jetë moti në Shqipëri

Fillimi i kësaj jave parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes duke sjellë rrebeshe në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.

Ndërkohë, meterologu Hakil Osmani nga Meteoalb bën me dije se bregdeti do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Në pjesën e dytë të javës parashikohet përmirësim i kushteve të motit, duke bërë që reshjet të izolohen vetëm në zonat malore.

Temperaturat e ajrit mbeten në vlerat rreth 33 apo 34 gradë Celsius në ultësirën perëndimore, por duke filluar gjatë orëve të mesditës, por duke filluar nga dita e premte dhe në vijim presim një rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të ngjiten rreth vlerave 36 gradë Celsius.

Parametri i erës do të fitojë shpejtësi në orët e pasdites, duke bërë që të jetë 45km/orë në zonat e izoluara.

Ndërkohë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në këtë fillim javë mbeten në ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut, të cilat herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve.

MË TË LEXUARAT

To Top