4 vite më parë, Nënë Tereza u kthye në shenjt të Kishës Katolike, pasi Papa Françesku njohu mrekullinë e dytë të saj, atë të shërimit të një burri brazilian nga disa tum ore. Sot, në shenjë nderimi ndaj figurës së saj po ju kujtojmë fakte interesante rreth jetës së Nënë Terezës.
1. Nënë Tereza ishte mike me princeshë Diana-n. Ato ndërruan jetë në të njëjtin vit.
Nënë Tereza dhe Lady Diana ishin mikesha që prej 1992-it deri në 1997ën. Gjatë takimeve të fundit, pak javë përpara se Diana të ndërronte jetë ato përqafonin njëra-tjetrën, luteshin bashkë dhe shëtisnin dorë për dore në rrugët e Bronx-it, në New York.
2.Ajo ishte kundër abortit dhe parandalimit të shtatzënisë përmes pilulave
Kur ajo mori çmimin Nobel në 1979, Nënë Tereza u shpreh: “Shkat ërrimi më i madh i paqes sot është e qara e një fëmijë të pafajshëm që s’lindi kurrë. Nëse një nënë mund të vr asë fëmijën brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua të vr asim njëri-tjetrin?”
3. Fillimisht ajo punoi si mësuese
Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varf ëria që shihte në Kalkutë të Indisë, prandaj në 1946-n u zhvendos për të jetuar me ta dhe problemet e tyre.
4. E niste çdo ditë me lutje!
Pas çdo lutje mëngjesi ajo dilte rrugëve të Kalkutës për të gjetur dhe për t’i dhënë të varfërve ushqim. Vizitonte familjet, kujdesej për fëmijët e sëmurë, të moshuarit dhe bënte infermieren për njerëz që po vdisnin nga tuberkuloza.
5. Ajo fliste rrjedhshëm 5 gjuhë!
Gjuhën amtare, shqipen, serbisht, gjuhën që flitej në Bangladesh dhe Indi, dhe anglisht.
Pas kërkimeve në arkivat e disa shteteve evropiane, një ditë para shenjtërimit të saj u gjet kjo letër, e shkruar prej saj për shqiptarët. Letra është shkruar në 10 dhjetor të 1979-ës gjatë qëndrimit të saj në Oslo.
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”