Një shqiptar është dëshmitar i s ulmit në Bruklin një ditë më parë. Ai është një shofer metroje dhe tregon si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Për NYpost, ai rrëfen se autorin e kishte parë të qëndronte në një cep dhe fliste me vete.
“E pashë që ai po fliste me vete dhe mendova se ky djalë duhet të jetë i dro guar”, tha i riu për NY Post pasi u intervistua nga po licia.
Ai sqaroi më tej se kur metroja u largua nga stacioni në Rrugën 59, i dyshuari nxori një ma skë gazi nga një çantë.
“Ai hapi një nga bo mbolat e tij të gazit dhe tha: “Upss, gabimi im”, tregon shqiptari. Fitimi thekson më tej se burri i drejtoi ar mën dhe e qëlloi, por fatmirësisht p lumbi nuk i preku trupin. Përdoruesit e tjerë të metrosë, në të njëjtin vagon nuk ishin aq me fat.
“Fillova të vrapoj”, tha Gjeloshi, i cili jeton në Bensonhurst, Brooklyn. “Ai më synoi mua fillimisht. Unë pata fat, pl umbi kaloi nëpër pantallonat e mia.”